DJ i mirënjohur holandez Martin Garrix është i emocionuar për koncertin që do të mbajë në Kosovë. Ylli i hitit “Animals” do të jetë njëri nga performuesit në festivalin e organizuar për ngritjen e imazhit të vendit, “Sunny Hill Festival”, që do të mbahet në 10 gusht. Nëpërmjet një videoje të publikuar në ‘Instagram’ nga faqja zyrtare e koncertit ai shprehet se mezi po e pret vizitën e tij në Prishtinë.
“Përshëndetje, jam shumë i emocionuar që do të vizitoj Prishtinën. Do të jetë e mrekullueshme dhe unë mezi po pres që t’ju shoh në “Sunny Hill Festival”,- thotë ai.
Krahas Dua Lipës dhe Martin Garrix do të jenë edhe emra të njohur të muzikës shqiptare si , Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri.





![I thonë për të marrë pjesë në ‘Fast e Furios 9’, ish banorja e Big Brother i habit të gjithë me reagimin e saj…[FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/04/dc00d52ae1c5443f8dbc2ccdf3148705_L-400x280.jpg)







