VJESHTA ERDHI/ VIP-et tona mendojnë se kjo veshje nuk duhet t’ju mungojë në garderobë (FOTO) – AlpeGossip
VJESHTA ERDHI/ VIP-et tona mendojnë se kjo veshje nuk duhet t’ju mungojë në garderobë (FOTO)

VJESHTA ERDHI/ VIP-et tona mendojnë se kjo veshje nuk duhet t’ju mungojë në garderobë (FOTO)

Sezoni i vjeshtës ka hyrë dhe pse temperaturat e ulëta akoma nuk kanë mbërritur tamam. Duke qenë se tashmë jemi duke u përgatitur për ditët e ftohta dhe me shi, duhet të fillojmë të mendojmë çfarë do të veshim. Duhet të gjejmë çdo përdorim për në shkollë, për të dalë në kafe, për të dalë në darkë…Shumë rroba apo jo?

Në fakt zgjidhja e vetme e këtyre problemeve është hoodie. Bluzes së madhe, të ngrohtë dhe të rehatshme që do të na shoqërojë gjatë gjithë dimrit po i vjen momenti. mund ta përdorni në mëngjes dhe ta vishni me një palë atlete të rehatshme, ose mund ta vishni në darkë me një palë me taka. Nëse mendoni se nuk është kombinimi i duhur, shihni këto foto.

Ky trend është shumë i preferuar dhe nga VIP-et tona të cilat çdo sezon dimri nuk harrojnë të bëjnë pjesë të garderobës të paktën një hoodie.

Beatrix Ramosaj

Lori Hoxha

Tayna

Beatrix Ramosaj

Enca Haxhia

Dafina Zeqiri

Lori Hoxha

Pra siç duket ju e keni zgjidhjen në dorë, mjafton të vendosni se si do e kombinoni hoodien tuaj dhe surprizëë!

Do të dukeni bukur, dhe do të ndiheni rehat! /AlpeGossip.al