MË MIRË TË MOS KISHIN FOLUR! Debatet e bujshme që janë shkaktuar midis aktorëve prej intervistave (VIDEO) – AlpeGossip
MË MIRË TË MOS KISHIN FOLUR! Debatet e bujshme që janë shkaktuar midis aktorëve prej intervistave (VIDEO)

MË MIRË TË MOS KISHIN FOLUR! Debatet e bujshme që janë shkaktuar midis aktorëve prej intervistave (VIDEO)

Të jesh personazh publik do të thotë se ke vëmendjen e të gjithëve. Pikërisht për këtë arsye VIP-at gjithmonë përpiqen të jenë shumë të kujdesshëm në lidhje me çfarë thonë. Aq më tepër kur mund të jenë duke folur në lidhje me dikë tjetër.

Pavarësisht se përpiqen shumë të jenë korrekt, ka raste që u shpëton ndonjë gjë që nuk duhej dhe në këtë mënyrë hapen debate të njëpasnjëshme. Të tillë rast e pamë ditën e djeshme.

Delinda Disha dhe Salsano Rrapi

Salsano Rrapi ishte i ftuar në emisionin ”Rreze Dielli” ku ka dhënë një intervistë. Aty ai ka folur për herë të parë në lidhje me largimin e aktores Delinda Disha nga ”Portokallia”. I pyetur mbi këtë çështje ai ka thënë se largimi i aktores ishte në një mënyrë fshehurazi.

Aktori u shpreh: “Ishte çudi…Delinda iku fshehurazi”. Moderatori gjithashtu rrëfeu se Delinda iku kur trupa e show-it të Porokalli kishte mbyllur turneun e verës dhe askush nuk e priste këtë largim.

Nuk kaluan shumë orë dhe Delinda reagoi kundrejt kësaj interviste. Me anë të një postimi në Instagram ajo u shpreh:  ‘I dashur Salsano’ për jetën tënde e paske problem të proncohesh, ndërsa për timen ose artistëve të tjerë e paske shumë të lehtë të thuash iku fshehurazi. Unë iki dhe vij sa herë ta shoh të arsyeshme. Më kishte mbaruar kontrata dhe nuk doja ta rinovoja më. Por është barrë e rëndë të bësh zëdhënësin e ‘Top-it’. Për sqarim..”

Kjo lë të kuptohet se në fakt gjërat mund të mos kenë qenë siç Salsano mendonte dhe në këtë rast do të ishte më mirë sikur mos të hapej fare si temë dhe të dyja palët ti qendronin larg debatit.

Rudina Dembacaj dhe Agron Llakaj

Një tjtër rast i ngjashëm, kur një intervistë e thjeshtë u kthye në debat, ishte kur Agron Llakaj reagoi në lidhje me largimin e aktores Rudina Dembacaj nga ”AlPazar”.

I ftuar në emisionin ”Thumb” Agroni tha se ishin pikerisht angazhimet familjare ato që e detyruan Rudinën të largohej, por ajo nuk ka të njëjtin mendim si ai, përkundrazi, e ka akuzuar atë se gënjen.

Më pas, Rudina e ftuar në ”Check In” ka thënë: ‘Nuk do më shihni më asnjë ditë në Al Pazar! Dhe nuk e lashë për arsye familjare siç thotë Goni. Fatkeqësisht ose fatmirësisht nuk kemi mbetur miq!’.

Më vonë e ftuar në ”Xing me Ermalin” ajo është pyetur nëse ka mësuar gjë nga Agroni dhe është shprehur se po ka mësuar por gjithsesi ka qenë pikërisht aktorja që ka bërë 50% të atij show-i.

Me këto deklarate Rudina ka lënë të kuptohet që gjërat mes tyre nuk kanë përfudnuar mirë por gjithsesi zgjidhja më e mirë do të ishte që kjo temë mos të përmendjen fare, duke evituar çdo lloj debati.

Julian Deda dhe Gent Zenelaj

Një nga rastet më të përhapura të një situate të tillë ka qenë dhe debati midis dy aktorëve që gjithashtu kanë qenë miq të mirë Julian Dedës dhe Gentjan Zenelaj.

Largimi i Gent Zenelaj nga ”Apartamenti 2XL” ishte ajo që nisi gjithçka. Me ikjen e aktorit nga emisioni i humorit erdhi dhe deklarata e Julit. I ftuar në ”Oktapod” ai u pyet nëse ishte ndjerë më i tradhëtuar nga ikja e  Ermalit apo Gentit nga ”Apartamenti 2XL”.

Aktori u shpreh: Nga Genti sepse ai mori një vendim në një moment jo fort të përshtatshëm si për mbarëvajtjen e spektaklit, ashtu edhe për raportin tim me të dhe me spektaklin. Ermali e paralajmëroi largimin dhe nuk bëri zgjedhjen që të ikte në mes të spektaklit. Duket shumë teknike kjo ‘në mes të spektaklit’, por është ta lësh tjetrin në baltë.

Pasi ikja e Gentit ishte dhe fundi i miqësisë së dy aktorëve ai gjithashtu u shpreh: Genti kështu ka qenë, ose i priste gjërat në mes, ose i rregullonte në mes, domethënë i papritur. Do doja një ballafaqim që të di se çfarë ka ndodhur tek ai, sepse kjo nuk ka ardhur për shkakun tim. Kjo ndarje erdhi një ditë papritur dhe ne nuk komunikojmë më. Për gjithë miqësinë dhe karrierën që kemi kaluar së bashku, e meritoja një shpjegim për këtë… Ndjej vetëm një prerje në besë për faktin si e bëri ikjen nga spektakli dhe nga dyshja.

Deklarata e dhënë nga Genti ka në fakt një kuptim tjetër. I ftuar në ”Xing me Ermalin” ai u pyet në lidhje me arsyen pse ai dhe Juli nuk flasin më.

Aktori i humorit u shpreh: Me Julin është hatërmbetje, të mërzitur më tepër. Le të ngelemi miq, këtë kam thënë kur kam ikur nga “Vizion Plus” dhe mu tha atëherë: “O me ne o me ata”. Unë shkova me ata.”, – tregoi Genti duke qeshur. “Kur ika unë nga Vizioni doli një urdhër i brendshëm që kush i flet Gentian Zenelajt pushohet nga puna”.

Pas kësaj interviste të Gentin nuk mungoj as përgjigjja e Julianit i cili, i ftuar në ”Rreze Drite” kur u pyet në lidhje me intervistën e Gentit u shpreh:

Unë se kam dëgjuar intervistën, vetëm më kanë thënë të tjerët. Si mendoni ju se ndodh kjo që kur ikën dikush të jepet urdhër që të mos i flitet më? Ai e di shumë mirë që kjo është një shaka e brendshme që ne e kemi nisur në Portokallli. As ai vetë nuk e di pse i ka ngelur hatri, dhe normal që as unë se di. Ai e di që kur ka ikur nga 2xl, ka vazhduar krejt normal historia. Nuk ka ekzistuar ky urdhri “O me ne, o me ata”. Erdhi një moment kur Genti nuk foli. Nga njerëzit që e kam dashur fort, Genti e ka për detyrim që të vijë dhe të ma thotë.

Pra nga të dy aktorët kemi versione të ndryshme, gjë që na lë të kuptojmë se asnjeri nuk mund ta dijë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë./Alpegossip.al