POPOZIMET E “ÇUDITSHME” DHE ATO ROMANTIKE/ Nga Mark Frroku e deri tek Genc Prelvukaj, ja si i bënë ata partneret e tyre të thonë PO – AlpeGossip
POPOZIMET E “ÇUDITSHME” DHE ATO ROMANTIKE/ Nga Mark Frroku e deri tek Genc Prelvukaj, ja si i bënë ata partneret e tyre të thonë PO

POPOZIMET E “ÇUDITSHME” DHE ATO ROMANTIKE/ Nga Mark Frroku e deri tek Genc Prelvukaj, ja si i bënë ata partneret e tyre të thonë PO

Të jesh personazh VIP nuk është dhe shumë e lehtë pasi çdo gjë nga jeta private apo publike do komentohet në rrjet.

Një pikë nga jeta e tyre private që komentohet në rrjete sociale është propozimi për martesë. Si zgjodhi t’ i propozojë, çfare dekori apo dhe çfarë vendi kanë zgjedhur?

Së fundmi ishte Mark Frroku i cili i propozoj për martesë Rudina Dembacaj të themi që ishte një propozim shumë romantik dhe i veçantë por ishte shumë i thjeshtë ne te njejten kohë. Pa trëndafila apo qirinj siç jemi mesuar te shohim rendomtë. Panorama duket e mrekullueshme me balonat që qëndrojnë në ajër.

“I kishe menduar të gjtha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizoje dhe të mē bëje kaq të lumtur sërish… As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Falemnderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë P.S. I thashë PO”, shkruan aktorja.

Në showbizzin shqiptar ka pasur nga ato propozime për martesë nga më romantiket e deri tek ato të thënat vetëm me një postim.

Alpegossip.al ju sjell disa prej tyre.

I tillë ka qën edhe propozimi për martesë i Erik Lloshit ndaj bashkëshortrs që ka sot. Ai shprehet se nuk i ka propozuar për martesë dhe vetëm e ka pyetyr” A do martohemi apo jo?” Po”, më tha. Kaq. Përse duhet të bëjmë shkencë edhe të përgatisim fjalime?”, shprehet këngëtari.

Një propozim tjetër të themi paksa i veçantë ishte ai i Olsi Bylykut i cili zgjodhi ti propozonte të dashurës ditën e ditëlindjes së saj. Ai zgjodhi që unazën ta vendoste në një felë të madhe byfteku të lyer me pluhur floriri.

“Një unazë floriri me një gur safiri mbi një biftek prej ari. Çfarë kam bërë për të të merituar?” ka shkruajtur e dashura e Olsit, Egli në një postim të sajin.

Një tjetër propozim për martesë i cili u përfol në media ishte propozimi i Genc Pervelukaj i cili organizoi një propozim shumë te veçantë pasi vetë Enit nuk i shkoi në mendje se ky do ishte propozim për të, pasi mendoi se dekori dhe qirinjtë e vendosuri ishin për photoshooting. Vëndi që zgjodhi këngëtari ishte Plava.

Alban Skënderaj gjithashtu zgjodhi propozimin më të veçantë për martesë. Ai i propozoi brenda në det Miriamit, duke e bërë dhe këngë propozimin për të. Kështu dhe miriami i tha “Po” të shkruar në një letër pasi në ujë është e pa mundur për të folur.