NGA MALUMA TEK J BALVIN/ Kejvina tregon mesazhet që i kanë dërguar VIP-at botërorë – AlpeGossip
NGA MALUMA TEK J BALVIN/ Kejvina tregon mesazhet që i kanë dërguar VIP-at botërorë

NGA MALUMA TEK J BALVIN/ Kejvina tregon mesazhet që i kanë dërguar VIP-at botërorë

Kejvina Kthella është ndër modelet më të ndjekura në Instagram dhe tanimë fama e saj i ka kaluar kufijtë. Kejvina ka rënë në sy edhe të VIP-ave me famë botërore të cilët madje i kanë dërguar mesazhe. E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Thumb”, Kejvina përmendi disa emra shumë të njohur si Jason Derulo, Maluma e J Balvin.

“Më kanë shkruar shumë të famshëm por nuk i jam përgjigjur. Kam folur me Maluman. E dua muzikën e tij, e kam takuar. Më duket si engjëll, jep shumë energji pozitive. Është treguar i sjellshëm. Më ka shkruar edhe J Balvin, Jason Derulo. Nuk ia lë seen, por thjesht nuk merrem”, ka treguar Kejvina.