TANI E KENI JU NË DORË TË ZGJIDHNI/ Frika më e madhe nga martesa, u vërtetua – AlpeGossip
TANI E KENI JU NË DORË TË ZGJIDHNI/ Frika më e madhe nga martesa, u vërtetua

TANI E KENI JU NË DORË TË ZGJIDHNI/ Frika më e madhe nga martesa, u vërtetua

Nuk e dimë cila ishte gjëja e parë që ju shkoi ndërmend kur thamë “frikë”, por e kemi fjalën për shëndetin. Një  sondazh i kryer nga Yakult, një kompani ushqimesh bio dhe i konfirmuar nga Universiteti Metodist Jugor i Dallas-it ka vërtetuar se brenda vitit të parë të martesës, njerëzit shtojnë deri në 10 kilogram! Numërimi fillon nisur nga muaji i mjaltit!

Cilat janë arsyet? 50% e të pyeturëve thanë se braktisën aktivitetin fizik. Këtë dukuri, ekspertët e shpjegojnë si rrjedhojë të “ndjesisë se partneri është tashmë i fituar”, ç’ka u jep “shkelmin” përpjekjeve që bëjmë gjatë hapave të parë të marrëdhënies, për ta bërë partnerin për vete.

Megjithatë, ka një anë shumë pozitive: 20% e meshkujve, edhe pse mund të vënë re ndryshimin në peshë tek bashkëshortja vijojnë të ndiejnë tërheqje fizike ndaj saj. 50% nuk heqin dorë, por kërkojnë t’i ndihmojnë partneret për t’u kthyer në peshë, ndërsa 30% e meshkujve thanë se ishin të gatshëm edhe për të nisur një plan të përbashkët ushtrimesh dhe regjimi ushqimor që të ktheheshin të 2 në formë.

Një tjetër studim, bie dakord me këto përfundime, por shtoi edhe një detaj tjetër: Ndërsa femrat kanë prirjen për t’u shëndoshur pas martese, meshkujt priren të shtojnë në peshë pas divorcit! Por sa e dëmshme mund të jetë, nëse meshkujt divorcohen në një moshë më të vonë, atëherë kur shëndeti i tepërt u shkakton probleme serioze shëndetësore?

Tani zgjedhja është e juaja. Të martuar, të lumtur dhe pak mbipeshë apo të divorcuar, mbipeshë dhe të palumtur?