“TI QË SHAN KIARËN, DO TA…”/ Kërcënime dhe gjuhë urrejtje, kush janë banorët e BBV që janë shantazhuar – AlpeGossip
“TI QË SHAN KIARËN, DO TA…”/ Kërcënime dhe gjuhë urrejtje, kush janë banorët e BBV që janë shantazhuar

“TI QË SHAN KIARËN, DO TA…”/ Kërcënime dhe gjuhë urrejtje, kush janë banorët e BBV që janë shantazhuar

Më shumë se për gjithçka, “Big Brother” i fundit do të mbahet mend për tifozeritë e çmendura, kryesisht për Luizin.

Teksa loja zhvillohej Brenda, jashtë njerëz të lidhur drejtpërdrejt apo jo me lojën, janë kërcënuar apo ofenduar dhe vijojnë Akoma. Mjafton të kujtojmë këtu Zhaklinën, që është ndër personat më të sulmuar akoma për shkak të opinioneve të saj ndaj çiftit, Luizit dhe Kiara.

Në rrjetet e saj sociale, ende sot, ish-opinionistja vijon të publikojë mesazhet kërcënuese që merr në adresën e saj. Por mesa duket Zhaku nuk është e vetmja.

Bled Mane, në një ndër postimet e tij të shumta në rrjetet sociale, sot ka publikuar mesazhin e një ndjekësi. Por ky mesazh nuk duket aspak normal. Ndjekësi, të cilin Bledi nuk ka nguruar t’i publikojë edhe emrin, e kërcënon me jetë gazetarin.

“Ti që shan Kiarën, kam për të ta prerë kokën. Do ta pres kokën”, shkruan ndjekësi i cili i ka dërguar edhe thirrje në “Instagram” Bledit. Vetë gazetari e ka marrë disi me sportivitet dhe nuk e ka kursyer gjuhën për komentuesit, por fenomeni, duket se vijon. Edhe Krist Aliaj, është kërcënuar me jetë pak ditë më parë, nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, një përdorues i këtij rrjeti social, i shkruan se do bëj varrin në opinionist në BBV3. Po ashtu ai vijon duke kërcënuar finalistin e BBVIP2, duke i thënë se nuk do të gjenden as kockat.

“Do të bëj varrin po vajte opinionist në BBV3. Nuk do të gjenden as kockat”, shkruhet në mesazhin e Krist Aliaj. Por, duket se Kristi e ka marrë me sportivitet mesazhin, duke shkruar: “Si t’ia bëjmë tani, opozita është e fortë”.

Një tjetër personazh që ka dënuar gjuhën e ashpër të kërcënimeve ka qenë edhe Armaldo, duke iu referuar kërcënime të ardhura në adresë të familjes së tij. Loja ka mbaruar disa muaj më parë, megjithatë tifozët ende vijojnë të krijojnë konflikte, më shumë sesa mbështetje për personazhet e tyre të preferuara./Panorama/