NORA DHE ROBERTI NUK JANË MË BASHKË/ Këngëtari konfirmon ndarjen e tyre - AlpeGossip
NORA DHE ROBERTI NUK JANË MË BASHKË/ Këngëtari konfirmon ndarjen e tyre

NORA DHE ROBERTI NUK JANË MË BASHKË/ Këngëtari konfirmon ndarjen e tyre

Prej disa kohësh në media përflitej se Robert Berisha dhe Nora Istrefi i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare. Lajmet i ka konfirmuar sot vetë Roberti me anë të një postimi në Instagram.

Roberti shkruan se ai dhe Nora nuk janë më bashkë, por do mbesin shokë. Ai falenderon Norën që ka sjellë në jetë ëngjëllin e tyre, Renee dhe i uron këngëtarës më të mirat.

“Portale te nderuara dhe ju fansa! Ju kam premtuar qe keni me e marr vesh prej meje e s’keni nevoje të lodheni me klikuar ne cdo titull qe e bejne portalet. Eshte punë e tyre dhe mjeshteri e gazetarve qe dine me nxjerr ashtu tituj. Unë edhe Nora nuk jemi me bashk, por tërë jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë dhe shokë të mire deri ne vdekje. Nese nuk ka me dashni mes nje ciftit, nuk domethene me u be armik e me ja kthy shpinën. Behuni pozitiv e qeshni sa ma shum edhe respektojeni edhe ato qe s’ju duan te miren se sen s’behet. Permes ketij postimit Nora Istrefin e falenderoj shume qe ma ka pru ne jete nje fëmijë si Renee…edhe shum kujtime te bukura prej 2006..Noriq t’kam borxh tan jetën. Të uroj gjithë të mirat”, shkruan Roberti.