VERA E NDRYSHIMEVE/ Një listë me VIP-a shqiptarë e të huaj që ndryshuan drastikisht pamje – AlpeGossip
VERA E NDRYSHIMEVE/ Një listë me VIP-a shqiptarë e të huaj që ndryshuan drastikisht pamje

VERA E NDRYSHIMEVE/ Një listë me VIP-a shqiptarë e të huaj që ndryshuan drastikisht pamje

Vera e 2019-s qe një ndër ato periudhat ku nuk munguan eksperimentimet pafund me flokët. Mjafton të lexoni në vijim për të kuptuar se për çfarë e kemi fjalën.

Së fundmi, Charlize Theron u frymëzua nga Linda Evangelista në fillim të karrierës së saj, ndaj e la veten në dorë të stilistit të flokëve Adir Abergel, që realizoi prerjen tas. Për herë të parë në historinë e njerëzimit, një model i tillë duket bukur. Charlize preu flokët për t’u përgatitur për “Fast and Furious 9,” ku do të luajë rolin e një terroristeje kibernetike të quajtur Cipher.

Aktorja e njohur e “The Ugly Truth” apo “Grey’s Anatomy”, Katherine Heigl, ndryshoi drastikisht look duke ngjyrosur flokët nga bjondë, ngjyrë kjo që e karakterizon prej kohësh, në kafe të errët. Për të qenë brune, Katherine-s iu deshën tre orë.

Rita Ora gjithashtu nuk ka frikë të eksperimentojë, qoftë edhe me disa nga trendet më të çuditshme të flokëve dhe për habinë e askujt, rezultati qe fantastik. Teksa pozonte për setin fotografik të koleksionit Vjeshtë-Dimër 2019 të markës gjermane Escada, Rita u frymëzua për modelin e flokëve nga trendi i njohur i viteve ’80, pra prerja bisht-pëllumb, trend që vazhdoi edhe përgjatë ’90-s.

Harry Styles në fakt priti 1 shtatorin për të ndryshuar pamje. Të themi të drejtën, fansat nuk e përqafuan këtë ndryshim.

Në fillim të verës, Juliana Pasha guxoi duke eksperimentuar me ngjyrën rozë-lemonade, e cila i jep një tjetër pamje portretit të saj, duke qenë një nuancë e ngrohtë dhe verore.

Pas marrjes së detyrës së re, autorja e “Hell’s Kitchen 2”, Zefina Hasani, pati në plan edhe ndryshimin e modelit të flokëve të Renato Mekollit. Ose të paktën këtë la të nënkuptuar ai në Instagram. Me flokët si ushtar, shefi i kuzhinës së Djallit nuk duket aspak keq.

Para se të publikonte “Lule Lule” dhe “Bye Bye”, Dafi kishte flokë të gjatë si të Rapunzel-it, që krejt papritur nuk qenë më. Dafinës i rri mirë çdo model flokësh ndaj nuk kemi ç’të shtojmë.