Rezart Veleshnja: Të paktën aktorët e emisionit tonë nuk kurohen tek 5-a – AlpeGossip
Rezart Veleshnja: Të paktën aktorët e emisionit tonë nuk kurohen tek 5-a

Rezart Veleshnja: Të paktën aktorët e emisionit tonë nuk kurohen tek 5-a

Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka qenë i ftuar në emisionin “Pop Culture” disa ditë më parë ku është pyetur rreth punës së tij në spektaklin “Portokalli”.
Rezarti ka thënë se emisioni ku ai punën ka aktorët më të mirë të humorit në tregun shqiptar sot për sot, duke ironizuar edhe spektaklet e tjera të humorit.

Ai tha:

Unë nuk jam aktori më i miri aty. Kasti që është brenda për brenda mureve të Portokallisë është më i miri sot për sot në treg. Se ka edhe emisione të tjera humori, por të paktën asnjë nga aktorët e Portokallisë nuk shkon në spital dhe të kurohet tek 5-a. Se ka edhe aktorë që kurohen tek pesa.”
I pyetur se kush janë këta aktorë ai e anashkaloi bisedën duke thënë “Kujt i plasi”.

Ndonëse Rezarti nuk e ka përcaktuar se për kë bëhet fjalë, ai ndoshta i ka kthyer përgjigje indirekte Albano Bogdos, i cili i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” rreth një muaj më parë, tregoi eksperiencën një ditore që kishte pasur në Portokalli.

Ai tha se regjisori Altin Basha nuk e kishte pranuar në audicionet, kështu që pas disa muajsh pune në “2XL” ai kishte shkuar aty i ftuar nga Bes Kallaku.

Albano tregoi:

Unë vajta 1 ditë në mbledhje dhe nuk më ngjiti dhe ika që aty. Nuk ndjeva ndonjë obligim të thosha arsyet pse ika që aty, sepse nuk isha i punësuar. Pas kësaj dëgjova që kishin thënë se që gjoja vajta për të spiunuar teknikat. Dëgjova gjithashtu edhe se Altin Basha kishte thënë që sa të ishte ai unë nuk shkel më këtu. Dhe unë nuk hëngra bukë për 20 minuta.”
Në këtë intervistë ai rrëfeu edhe se ka vuajtur nga ankthi dhe është kuruar për më shumë se tre vite.

Ai tha duke falenderuar mjekët që e trajtuan:

Për rreth tre vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj të kurohem sepse më zë paniku dhe ankthi. Unë, që t’i bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija 2 shishe alkool në ditë dhe kjo zgjati për afro një vit e gjysmë-dy vjet.”