BLENDI FEVZIU PUBLIKON FOTON E VITIT 95’/ Komentuesit kapen me detajin në xhaketën e Ben Blushit – AlpeGossip
BLENDI FEVZIU PUBLIKON FOTON E VITIT 95’/ Komentuesit kapen me detajin në xhaketën e Ben Blushit

BLENDI FEVZIU PUBLIKON FOTON E VITIT 95’/ Komentuesit kapen me detajin në xhaketën e Ben Blushit

Moderatori Blendi Fevziu është rikthyer pas në kohë, pikërisht në vitin 1995 dhe ka ndarë në “Instagram” një foto shkëputur nga një event i organizuar në Nju Jork nga Presidenti i Shqipërisë, në atë kohë Sali Berisha. Në foton e 23 viteve më parë, Blendi shfaqet shumë i ri, madje në ato vite nuk kishte nisur ende “Opinion”, emision që ngriti siparin në vitin 1997. Fevziu shfaqet në krah të Ben Blushit, i cili ishte me profesion gazetar, si dhe me Donika Bardhin, Reis Çiçon, dhe Ilir Demalia.

“Nju Jork, shtator 1995. Darka zyrtare e Presidentit të Shqipërisë në Hotel Plaza. Bashkë me Donika Bardha, Ben Blushi, Reis Çiço, Ilir Demalia.” – shkruan krahas fotos së publikuar në “Instagram” Blendi Fevziu.

Mirëpo, shumë prej ndjekësve nuk kanë lënë pa komentuar detajin e xhaketës së Ben Blushit, i cili duket se nuk ka qënë shumë i vëmendshëm kur e ka mbërthyer.