HARROJENI BJONDEN E ËMBËL/ Anila Çela shfaqet si tjetër person me ngjyrën e re të flokëve (FOTO) – AlpeGossip
HARROJENI BJONDEN E ËMBËL/ Anila Çela shfaqet si tjetër person me ngjyrën e re të flokëve (FOTO)

HARROJENI BJONDEN E ËMBËL/ Anila Çela shfaqet si tjetër person me ngjyrën e re të flokëve (FOTO)

Edhe përse ka përfunduar studimet për farmaci, Anila Çela vendosi të ndjekë pasionin e saj për televizionin. Dhe që prej asaj dite, Anila i ka qëndruar besnike dy gjërave: televizionit “Vizion Plus” ku hodhi hapat e para të karrierës, si dhe flokëve të saj në ngjyrë bjonde.

 

Mirëpo ditën e sotme, moderatorja e ëmbël e ekranit vendosi të ekperimentojë me flokët gjatë transmetimit LIVE, duke vendosur një paruke. Ajo u shfaq me flokë  të gjatë në ngjyrë të kuqe dhe dukej sikur ishte në tjetër person.

Gjithsesi, nuk duhet mohuar se Anila dukej shumë bukur dhe binin në pah sytë e saj në ngjyrë blu dhe buzëqeshja që e karakterizon në çdo moment.