“2 GISH MJALT” THYEN KINEMATË/ Rekord i jashtëzakonshëm në shitje biletash (FOTO) – AlpeGossip
“2 GISH MJALT” THYEN KINEMATË/ Rekord i jashtëzakonshëm në shitje biletash (FOTO)

“2 GISH MJALT” THYEN KINEMATË/ Rekord i jashtëzakonshëm në shitje biletash (FOTO)

Filmi më i komentuar i vitit “2 gisht mjaltë” ka thyer rekord në historinë e kinematografisë shqiptare, me shitjen e biletave për 7 ditë rrjesht.

Mbrëmjen e sotme është premiera e këtij filmi që vjen me në role kryesore Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën. “Xing.al” ka mësuar se njerëzit po futen me karrige lokali në kinema, pasi sallat janë mbushur plot.

Më poshtë ju sjellim një video nga gjendja aktuale në kinemanë Millenium.

Kujtojmë që skenari i “2 gisht mjaltë” është shkruar nga Ermal Mamaqi dhe Besnik Mustafai ndërsa regjisor i filmit është regjisori turk Emir Khalilzadeh.

Në role të tjera të këtij filmi do të jenë edhe aktorë të njohur si: Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Eglein Laknori, Blerim Destani etj.