Vajza e ish-kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli është bërë nënë për herë të parë para disa muajsh.
Pas bashkëjetesës me partnerin e saj nga Shkodra, Megi Topalli solli në jetë djalin e saj, fytyrën e të cilit nuk e kishte zbuluar ende në rrjetet sociale.
Mirëpo me rastin e Krishtlindjeve Megi ka publikuar foton e parë me djalin dhe partnerin.
Megi shfaqet duke mbajtur në krahë vogëlushin e veshur me kostumin e Babagjyshit, ndërsa në krahë të majtë ka partnerin e saj teksa shkruan:
“Gëzuar e për shumë vjet Krishtlindjet të gjithëve!!!”.