PESE arsye pse masturbimi duhet të jetë pjesë e rutinës suaj – AlpeGossip
PESE arsye pse masturbimi duhet të jetë pjesë e rutinës suaj

PESE arsye pse masturbimi duhet të jetë pjesë e rutinës suaj

Në rast se nuk e keni dëgjuar, apo thjesht e dinit dhe nuk donit ta besonit është krejtësisht normale dhe e shëndetshme për një femër të masturbohet. Por sërish shumë femra kanë turp nga marrëdhëniet e vetme sipas Universitetit të Indiana-s. Nëse seksi është tabu, imagjinoni se çfarë thuhet e besohet për këtë gjë, por gjithçka që do të shkruajmë më poshtë është vetëm e vërteta.

Mund të përmirësojë jetën tuaj seksuale

Sipas “Cosmopolitan” 57% e femrave që masturbohen rregullisht kalojnë në orgazmë në çdo marrëdhënie seksuale. Në mënyrë që të arrini kënaqësinë me partnerin në shtrat duhet të njihni mirë veten e të arrini të vetëkënaqeni.

Mund të lehtësojë simptomat e stresit dhe t’ju ndihmojë të flini

Në vend të numërimit të deleve, provoni numërimin e orgazmave. Kur ju arrini në këtë gjendje, trupi juaj liron prolaktin, një hormon relaksues, dhe serotonin, një hormon lumturie.

Mund të lehtësojë dhimbjet menstruale

Marrëdhëniet seksuale gjatë periodave mund të jenë paksa kaotike, por performacat solo janë më të lehta dhe është mënyra më e mirë për të qetësuar dhimbjet e barkut gjatë ciklit menstrual.

Mund të intensifikojë orgazmat tuaja në raportin çift dhe ju shton vetëbesimin.

Kur ju keni nën kontroll trupin dhe seksualitetin tuaj, në dhomën e gjumit do të jeni në luaneshë e vërtetë!

Ju bën më me vetëbesim për trupin tuaj!

Masturbimi mund të kultivojë ndjenjat më pozitive rreth trupave tanë dhe të na ndihmojë të ndihemi më të sigurt brenda dhe jashtë.

Burimi: Health