Shqiptaret janë PRO seksit në takimin e parë dhe kjo s’i bën të përdala – AlpeGossip
Shqiptaret janë PRO seksit në takimin e parë dhe kjo s’i bën të përdala

Shqiptaret janë PRO seksit në takimin e parë dhe kjo s’i bën të përdala

Thuajse askush nuk e pëlqen takimin e parë! Është i çuditshëm, me momente të sikletshme qetësie apo me ato dilemat çfarë të veshësh. Për të mos folur se ka një pyetje për të cilën të gjithë hezitojmë: “A do të bëjmë seks më pas?”.

Falë mentaliteteve, ideja e seksit në takimin e parë mbetet sërish për t’u diskutuar dhe një tabu, ndërsa shumë besojnë në “njollën e turpit”, që mbart ajo me vete.

Shumë prej nesh ende mund të mendojë se të shkosh në shtrat me dikë që në takimin e parë, për femrat mund të jetë një skualifikim nga të qenit e dashura të mundshme e tij.

“Në këto ditë dhe moshë, gjithnjë e më shumë njerëzit e njohin seksin si një element të rëndësishëm për një marrëdhënie të suksesshme dhe jo diçka për të cilën duhet të të vijë turp. Për këta njerëz, është e rëndësishme të ketë një bashkëpunim seksual që në fillim dhe të bësh seks në takimin e parë mund të jetë hapi i duhur për ta”, thotë Justin Lehmiller, një psikolog në Harvard, i cili studion marrëdhëniet dhe seksualitetin.

Në Shqipëri ky mbetet ende një debat i “ndaluar” dhe shpesh njerëzit janë të pandershëm në dhënien e një mendimi. Por gjërat duket se janë më të thjeshta për t’u thënë pas ekranit të telefonit.

 

Vetëm një ditë më parë “Iconstyle.al” vendosi që t’i shtronte këtë pyetje ndjekësve të tij në “Instagram”, nëse ishin të gatshëm të shkonin në shtrat me një të panjohur që në takimin e tyre të parë.

Ashtu siç mendonim përgjigjja e shumicës së ndjekësve ishte “Jo”. 85% prej tyre (617 persona) ishin kundër idesë që të kryenin marrëdhënie seksuale me dikë pas darkës së parë. Një prej tyre me inicialet A.L., tregoi edhe arsyen pse ishte kundër kësaj ideje:

“Mendoj që jetojmë në një shoqëri të paemancipuar mjaftueshëm, sa për të bërë seks në takimin e parë. Unë personalisht e shoh të lidhur me emocionin dhe nuk do ta bëja kurrë. Por edhe mund të funksionojë, si çdo gjë që ka anën e mirë dhe atë të keqe”.

 

15% e atyre që votuan në këtë sondazh e shikonin këtë situatë në anën pozitive. 108 persona nga 725 prej tyre, që u bënë pjesë e kësaj ankete virtuale, mendonin që “Po”, seksi në takimin e tyre të parë ishte një zgjidhje që e mendonin.

Nëse deri më tani mendoni se nuk ka asnjë zbulim të ri nga ky sondazh, ajo që na bëri përshtypje ishte gjinia e atyre personave që ishin pro seksit: mbizotëronin femrat. 51 prej tyre ishin femra, 49 ishin meshkuj dhe 8 të tjerë nuk kishin të specifikuar gjininë.

Nëse mendonim se kjo ide ishte tabu për femrat shqiptare, duke se ato kanë ndryshuar mendim.

 

Nuk bëhesh e përdalë kur shkon me të që në takimin e parë

 

“Nëse ka kimi, ka kimi dhe nga perspektiva e një mashkulli nuk ka rëndësi nëse shkon me të në takimin e parë apo në takimin e shtatë”.

Kështu thuhet në librin që i është kushtuar pikërisht kësaj teme “It’s Okay to Sleep With Him on the First Date”, nga Jeff Wilser.

“Të gjithë thoshin të njëjtën gjë: Meshkujt janë të vetëpërmbajtur nga seksi në takimin e parë”.

 

Një anketë e “Cosmopolitan” në vitin 2013 zbuloi se 83% e femrave besonin se meshkujt do të mendonin më pak për një femër, me të cilën bënin seks në takimin e parë. Por REALITETI është se, shumica e meshkujve, në mënyrë specifike 67% e të anketuarve, thanë se nuk është absolutisht e vërtetë. Kështu që tani mund ta hedhim këtë frikë të përbashkët pas krahëve – numrat nuk gënjejnë.

Ndoshta ky skepticizëm vjen nga pasiguritë tuaja rreth seksit.

“Nëse e dini që fjetja me dikë nuk do të nxjerrë më të mirën tuaj ose do t’ju bëjë të nevojtare, është një ide e mirë të prisni”, thotë Andrea Syrtash, bashkautor i libri.

“Sidoqoftë, mos prisni nëse mendoni se AI do të humbasë respektin ose interesin ndaj teje. Pritni, vetëm nëse keni arsye mënyrën se si do të ndikojë tek ty”.

Vendimi yt për të bërë seks është i yti: nuk është për të. Meshkujt që janë të interesuar për ty dhe duan të të takojnë do të vazhdojnë të të kërkojnë, sidomos pasi të kanë parë të zhveshur.