Disa të vërteta rreth pijes së famshme me ujë dhe limon – AlpeGossip
Disa të vërteta rreth pijes së famshme me ujë dhe limon

Disa të vërteta rreth pijes së famshme me ujë dhe limon

Konsumimi i ujit me limon është këshilluar nga disa nutricientë profesionistë si një mënyrë efikase e humbjes në peshë. Shumë larg mitit të humbjes së peshës, por një ndihmë e madhe, uji me limon ndihmon në shejtësinë me të cilën ju humbni peshë.

Si shtesë në cilësitë që ka për të ndihmuar rënien në peshë, uji me limon gjithashtu siguron që disa toksina të grumbulluara në organizmin tuaj të dalin jashtë, promovon djegien e shpejtë të kalorive dhe pastron mbeturinat e brendshme të trupit. Nëse ju pini ujë me limon, sidomos në mëngjes kështu do të ndihmoni trupin të aktivizojë proceset e tij detoksifikuese si një proces natyral pastrimi.

Kjo gjë funkionon propocionalisht, kështu që sa më shumë ujë pini, aq më shpejt humbisni peshë.

Avantazhet e të pirit ujë me limon

Konsumimi i ujit me limon ka treguar rezultate të qarta në termat e humbjes së peshës dhe arsyet janë të lehta për t’u kuptuar.

Së pari, kombinimi i ujit me limonin është i mirë pasi përbëhet nga elementë natyralë, pa shtesa, konservues apo elemente që kanë kaluar në disa procese përpunimi. Gjatë momentit që ju pini ujë me limon, nuk i shtoni asnjë kalori trupit tuaj.

Mendojeni në këtë mënyrë: le të themi që ju e zëvendësoni çdo pije gjatë ditës me ujë me limon. Kjo mund të jetë e dobishme sa një lëng frutash dhe shumë më e shëndetshme se një pije e gazuar. Edhe lëngjet e frutave përmbajnë kalori, ndërsa uji me limon ka zero të tilla. Imagjino më tutje sikur ju të zëvendësoni çdo pije me ujë me limon çdo ditë të çdo muaji madje dhe për një vit. Kjo mungesë e kalorive, të cilat ju do i merrnit në çdo pije tjetër do t’ju ndihmonte edhe të humbisnit peshë.

Pastron më mirë mbetjet

Nëse shtylla juaj kurrizore nuk është pastruar siç duhet, masa e mbetjeve të krijuara, përveç gjërave të tjera rrit mundësinë për kancer me kalimin e kohës. Konsumimi i ujit me limon rregullisht, bën pastrimin e “qeseve” me mbetje me ritme më të shpejta. Rezultati është që ju do të humbisni peshë duke hequr disa nga këto mbetje. Uji me limon gjithashtu ndikon në aparatin tretës duke evituar diarrenë apo kapsllëkun, pasi ndihmon funksionimin e lëngjeve të zorrëve.

Redukton urinë

Për shkak të fibrës pektinë që është prezente tek limoni, ky i fundit ka aftësinë për të reduktuar urinë. Nëse jeni përpjekur të vrisni urinë kohët e fundit me kafe apo çaj, provoni ujin me limon këtej e tutje duke marrë dhe përfitimin e “zero kalorive”, çka ndihmon dhe në humbjen e peshës.