5 gabime që bëni në pastrimin e make up-it – AlpeGossip
5 gabime që bëni në pastrimin e make up-it

5 gabime që bëni në pastrimin e make up-it

Më shumë ujë se duhet
Disa burime mund të thonë se sa më shumë të lani fytyrën aq më mirë është, por nuk është kjo e vërteta. Mos e lani fytyrën më shumë se dy herë në ditë dhe kështu do të shmangni plakjen. Nëse merreni me sport atëhere mund të lani fytyrën përpara dhe pas stërvitjes.

Pastruesit e duhur
Merrni në konsideratë përdorimin e pastruesve të fytyrës me përmbajtje natyrale. Mund të përdorni flagranca karrote apo vaji uliiri sidomos nëse keni lëkurë sensitivie. Kërkoni edhe për pastrues me ingridientë qetësues si çaji jeshil.

Gjithmonë hiqni makeup-in përpara gjumit.
Po, është një proçes shumë i lodhshëm pas netëve të gjata me vajzat dhe tundoheni të flini gjithmonë me makeup-in vënë. Por duhet të dini se kjo rutinë mund të shkatërrojë mirëqënien e lëkurës tuaj për javë të tëra. Lubrikantët në lëkurën tonë lënë qelizat e vdekura aty dhe kjo mund të shkaktojë irrim të lëkurës.

Uji nuk duhet të jetë i nxehtë.
Kjo është shumë e rëndësishme për periudhën e dimrit pasi atëhere kemi pore më të thara. Duke patur parasysh se uji i nxehtë e than edhe më shumë lëkurën, përpiquni të përdorni ujë më të ftohtë.

Largohuni nga pecetat e lagura
Shpeshherë janë shumë të rehatshme për pastrimin e make up-it ose kur ju duhet të nxitoni për diku por kjo s’do të thotë që duhet t’i përdorni rregullisht. Duhet patjetër ujë i pastër për të depërtuar në poret tuaja dhe të bëjë një pastrim të mirë të poreve.