Aktorja e njohur e humorit Esmeralda Metkaj ose siç e njohin të gjithë me emrin Cubi, ka sqaruar deklaratën e saj të bujshme lidhur me orientimin seksual. Ajo shprehet se ishte një shaka, por ndoshta ishte edhe një shaka për zhurmë e vëmendje?
Para disa ditësh në një intervistë në emisionin “Natën me Aulonën”, Cubi zbuloi është e dashuruar por hezitoi të jepte më shumë informacion.“Unë e di që nuk do të flasësh për marrëdhënien, por do të flasim për marrëdhëniet në përgjithësi, pa e ditur kush është ai”.-tha moderatorja Aulona Musta të cilës aktorja iu përgjigj duke thënë: “Mund të jetë dhe ajo. Jetojmë në botën e lirë”.
Kjo deklaratë shkaktoi polemika lidhur me orientimin seksual të aktores. Së fundmi aktorja ka reaguar në Instagramin e saj duke sqaruar se ishte thjesht shaka dhe se madje e ka bërë për inat të vjehrrës duke mos i kursyer aspak dozat e shakasë dhe ironisë.
“Shaka ishte shaka për inat të vjehrrës.”- shkruan Cubi.













![Oriola Marashi përvëluese, ”shkrin” borën me dekoltenë e saj që zbulon gjoksin bombastik! [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/03/oriiimarashicovefotot-400x293.jpg)
