“MËNYRA SE SI NJË INDIVID…”/ Albano Bogdo nuk kërkoi falje, Elvis Pupa e ironizon “keq” – AlpeGossip
“MËNYRA SE SI NJË INDIVID…”/ Albano Bogdo nuk kërkoi falje, Elvis Pupa e ironizon “keq”

“MËNYRA SE SI NJË INDIVID…”/ Albano Bogdo nuk kërkoi falje, Elvis Pupa e ironizon “keq”

Teksa i gjithë rrjeti i doli kundër, një ditë më parë Albano Bogdo reagoi në instagram në lidhje me batutën e tij maskiliste ndaj Beatrix Ramosajt. Nëse prisnit ndonjë ndjesë publike, gaboheni pasi ai i qëndron “humorit” të tij.

“Na ka bekuar Zoti me 3 gjëra jashtëzakonisht të vyera si komb; Lirinë e fjalës, Lirinë e mendimit dhe ndërgjegjes dhe Kryqëzimin publik nqs përdor një nga dy të parat,”-shkroi ai.

Por ky reagim i Bogdos duket se nuk i ka pëlqyer aspak aktorit të humorit, Elvis Pupa, i cili e ka ironizuar Borgdon me anë tën jë videoje.

“Liria e fjalës tregon emancipimin e një kombi. Mënyra si një individ e përdor lirinë e fjalës, tregon shumë për karakterin e atij individi.”- shprehet Pupa.

Më herët edhe vetë Beatrix reagoi duke thënë se Albano nuk ofendoi atë por vajzat shqiptare dhe se po ndërmerr masa ligjore ndaj tij.