“PËR TË 1 MILIONTËN HERË…”/ E akuzojnë se ka bërë buzët, Lei Kraja detyrohet të shpjegojë të vërtetën (FOTO) – AlpeGossip
“PËR TË 1 MILIONTËN HERË…”/ E akuzojnë se ka bërë buzët, Lei Kraja detyrohet të shpjegojë të vërtetën (FOTO)

“PËR TË 1 MILIONTËN HERË…”/ E akuzojnë se ka bërë buzët, Lei Kraja detyrohet të shpjegojë të vërtetën (FOTO)

Duke qenë një nga vajzat më bukuroshe të ekranit, së fundmi edhe Lei Kraja është bërë pjesë e thashethemeve nëse ka bërë apo jo ndërhyrje në fytyrë. Ndjekësit kanë nisur të dyshojnë se Lei ka bërë buzët, të cilat në fakt ajo gjithmonë i ka patur të plota.

Lei ka vendosur të reagojë duke shpjeguar si qëndron e vërteta. Përmes një postimi në Instastory Lei shkruan se buzët nuk i ka të bëra dhe i ka ftuar ndjekësit të lexojnë se si të dallojnë buzët e vërteta.

“Për të 1 miliontën herë, buzët e mia nuk janë  të bëra. Lexoni në internet për disa ndryshime midis buzëve fallco dhe të vërteta, kështu që nuk keni pse të komentoni më. Buzët e mia janë gjithmonë të plasaritura dhe kanë vija”, ka shkruar Lei duke shtuar se nëse në të ardhmen bën ndërhyrje në fytyrën e saj do ta tregojë me patjetër.