Bujar Qamili tregon momentin e sikletshëm me nusen e djalit: Desh theva qafën! – AlpeGossip
Bujar Qamili tregon momentin e sikletshëm me nusen e djalit: Desh theva qafën!

Bujar Qamili tregon momentin e sikletshëm me nusen e djalit: Desh theva qafën!

Bujar Qamili është një nga këngëtarët më të dashur të muzikës popullore dhe publiku shqiptar e do për gjithçka ai ka dhënë në skenë në 4 dekada karrierë. I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” Bujari na ka treguar për marrëdhënien e tij me familjen. Prej disa vitesh ai është bërë vjehërr e i pyetur nga dy moderatoret ka treguar se shkon shumë mirë me nusen e djalit ama që në vitin e parë të martesës ai u ka thënë që çifti të jetojë e shijojë jetën larg tij dhe bashkëshortes.

“Djalin sa e kam martuar e kam nxjerrë më vete, dua që ata të rrinë si të duan, vishen si të duan , hanë çfarë të duan. Javën e parë na qëndruan në shtëpi. U çova natën të shkoja në tualet po tani përtova t’i vishja pantallonat, 2 minuta ja ku e kisha tualetin . Kur u hap dera, sa do shkoja për në tualet dhe doli nusja u rrëzova dhe desh theva qafën. Që atë ditë u them shkoni shikoni punën tuaj se është më mirë. Nusen e dua fort, asaj i ka rënë sëpata në mjaltë. Shih çfarë vjehrri ka. Një ditë i ka thënë vjehrrës, gruas time që Bushi(unë) martohet edhe njëherë kështu me këtë energji që ka. “,- ka rrëfyer Bujari./Blitz.al/