“NJË VIT SA NJË SHEKULL”/ Big Mama rrëfehet për vitin më të vështirë të jetës pas ndarjes nga jeta të babait (FOTO) – AlpeGossip
“NJË VIT SA NJË SHEKULL”/ Big Mama rrëfehet për vitin më të vështirë të jetës pas ndarjes nga jeta të babait (FOTO)

“NJË VIT SA NJË SHEKULL”/ Big Mama rrëfehet për vitin më të vështirë të jetës pas ndarjes nga jeta të babait (FOTO)

Në 9 nëntor të vitit të shkuar këngëtarja e njohur, Big Mama, humbi babanë e saj. Tashmë që ka kaluar plot 1 vit, dhimbja vazhdon të mbetet po e njëjtë për këngëtaren, që e ndjen çdo ditë mungesën e të atit.

Ajo ka bërë një dedikim shumë prekës në rrjete sociale dhe ka ndarë me ndjekësit një nga kujtimet më të vyera që ka me babanë e saj.

“Një vit i vështirë, një vit i gjatë, një vit me shumë mall e kujtime, një vit sa një shekull. Bab, aroma jote ende është prezente kudo, këshillat e tua për çdo ditë më kujtohen, fjalët e tua ende janë të freskëta tek unë. Pytem se pse ti nuk gaboje asnjëherë, pse ti dije të më mbrosh më së miri, pse ti më bëje ta dua jetën aq shumë….Bab, unë vazhdoj me sukseset që ti shume i dëshiroje, unë vazhdoj të trashëgojë karakterin tënd plot hare e plot humor, t’i dua njerëzit dhe t’ju ndihmoj… kur shoh videot dhe kujtimet po bindem se sa shumë të kam ngjarë ty. Bab nuk mund të përshkruaj ndjenjën çdo ditë kur më takojnë miqtë e njerëzit që të kanë njohur dhe më tregojnë veprat e tua nuk din se sa krenare ndihem dhe gjithmonë me plot krenari them me vete unë jam vajza jote…”, shkruan Big Mama në një postim.

Më pas ajo ka publikuar një video duke kërcyer në krahët e të atit të ndjerë dhe përkrah saj shkruan: “Sa më ka marrë malli”.