“FEMRA QË KAM DASHUR MË SHUMË”/ Donaldi flet si rrallëherë për Borën: Jemi ndarë keq, por jo se nuk… (VIDEO) – AlpeGossip
“FEMRA QË KAM DASHUR MË SHUMË”/ Donaldi flet si rrallëherë për Borën: Jemi ndarë keq, por jo se nuk… (VIDEO)

“FEMRA QË KAM DASHUR MË SHUMË”/ Donaldi flet si rrallëherë për Borën: Jemi ndarë keq, por jo se nuk… (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të spektaklit të “Big Brother VIP”, disa prej banorëve kanë dalë jashtë për të biseduar. Semi, Donaldi, Fifi dhe Kledi duket se kanë biseduar rreth dashurisë.

Madje kanë marrë në pyetje Donaldin për lidhjen e tij më të gjatë dhe ai nuk ngurroi që të tregonte se “Bora Zemani ka qenë femra që ka dashur më shumë gjithë jetën”.

Si asnjëherë më parë, aktori i njohur i humorit foli në lidhje me moderatoren. Ai tha se nuk janë ndarë se nuk duheshin, por ishin shumë gjëra bashkë.

Biseda mes katër banorëve:

Kledi: Po ti ke vllai pasur ndonjë love story, ndonjë lidhje të gjatë? Ke pasur lidhje të gjatë apo vetëm 2-3 ditë, 4 orë?

Donaldi: Jo ore kam pasur, si nuk kam pasur

Kledi: Dashuria e parë?

Donaldi: Lidhja e parë, se nuk mund të them dashuria e parë. Lidhja e parë në gjimnaz si të gjithë. Është si historia që tha Fifi. Katil fare pa lidhje. Fëmijë komplet. Ndoshta ngaqë Vlora ka qenë qytet i egër, e ke parasysh. Prandaj thashë këto vendet e vogla në përgjithësi flasin.

Kledi: Lidhja e gjatë?

Donaldi: E kam pasur deri para pak muajsh lidhje të gjatë.

Kledi: Para se të futesh? Shkaku që je ndarë kjo?

Donaldi: Kush?

Semi: Jo, jo para se të futej. Para disa muajsh.

Donaldi: Shkaku ishin shumë gjëra, s’ishte vetëm një.

Fifi: Po pse je nda?

Donaldi: Se u bënë shumë gjëra bashkë.

Kledi: Sa vite ishit bashkë?

Donaldi: 2 vite e gjysmë.

Kledi: Bashkëjetonit?

Donaldi: Po

Kledi: Ou, moshë më e vogël?

Donaldi: Më e madhe

Kledi: Sa?

Donaldi: 2 vite e gjysmë – 3

Semi: 3 vite. Ylli bukur

Fifi: Të gjithë e dinë se ka qenë me Bora Zemanin

Kledi: Se njoh

Donaldi:Po se njeh ti

Fifi: Është moderatore. A e ke pa “Për’puthen”?

Kledi: Po. Ajo zeshkania? Ajo është yll. Kena një shije daku. Është kompliment.

Donaldi: Po jemi çift pra, mendojmë njësoj.

Kledi: Shumë e mirë

Fifi: A keni raporte të mira tani? A jeni nda mirë apo keq?

Donaldi: Jemi ndarë keq. Jemi ndarë me debate, me diskutime me shumë gjëra. Nuk është se jemi ndarë se duhet të ndahemi se nuk bëjmë për njëri-tjetrin.

Semi: Këta vdesin për njëri-tjetrin

Kledi: Edhe unë mendoj

Semi: E di shumë mirë

Fifi: A e do?

Donaldi: S’di ta them

Fifi: A të mungon

Donaldi: Më mungon, nuk di ta them. Jam shumë i turbullut

Fifi: P ër çfarë?

Donaldi: Për gjërat që kanë ndodhur. E ke parasysh

Fifi: Çfarë situatash kanë ndodhur?

Kledi: Xhelozi?

Donaldi: Po të gjitha bashkë kanë qenë, xhelozi. Thjesht ziheshim shumë. Mund të ziheshim gjithë ditën rritje 4-5 minuta mirë, 10 minuta, 1 orë mirë, e gjatë gjithë kohës ziheshe. Kapeshim për gjëra pa lidhje. E pastaj u bë e vështirë. Nuk u ndamë se nuk duheshim.

Fifi: Jeni nda se lidhje toksike

Semi: Janë shumë të njëjtë. Janë fotokopje e njëri-tjetrit. Thjesht njëri është çun e tjetri është gocë.

Donaldi: Po jemi të njëjtë

Semi: Të dy gjela

Donaldi: Ajo është femra që unë kam dashur më shumë gjithë jetën

Fifi: Kur të dalësh nga këtu a mendon për ta takuar?

Donaldi: Se di, se di realisht.

Semi: Ishin dy njerëz që sa u takuan, dukeshin se kishin një jetë që ishin njohur dhe direkt ishin shumë të dhënë pas njëri-tjetrit.