Ditët e fundit personat më të përfolur në showbizin shqiptar kanë qenë Klaudia Pepa dhe ish bashkëshorti i saj, koreografi Albi Nako.
Shkak për këtë u bënë aludimet se Albi Nako dhe balerina e tij Alba Hoxha ishin në një lidhje, duke harruar plotësisht Klaudian.
Klaudia Pepa duket se nuk e ka vrarë mendjen fare dhe ka sjellë projektin e saj më të fundit. Ajo ka publikuar videon më të fundit koreografike e cila mban inicialin ‘A’.
Deri më tani ajo ka publikuar dhe dy video ‘K’, dhe ‘L’.
Mendohet se do të ketë të tjera deri në krijimin e emrit të saj.
Ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim më parë kjo koreografi e ka sjellë Klaudian shumë luftarake./AlpeNews.al/