Skandalet seksuale edhe në ‘OSCAR’, presidenti nën akuzë – AlpeGossip
Skandalet seksuale edhe në ‘OSCAR’, presidenti nën akuzë

Skandalet seksuale edhe në ‘OSCAR’, presidenti nën akuzë

Akuzat për ngacmime seksuale përfshijnë edhe Presidentin e Akademisë së Çmimeve Oskar, John Bailey. 75-vjeçari dyshohet për të paktën 3 raste ngacmimesh seksuale.

Në një njoftim për mediat, Akademia sqaron se kishte marrë tre ankesa ndaj Baileyt. Por detajet nuk bëhen publike dhe rasti është në shqyrtim nga zyrtarët e kësaj akademie. Ai drejton akademinë prej më pak se një viti, që nga gushti i kaluar, pas largimit të Cheryl Boone Isaacs, që qëndroi në krye të saj për 15 vite. Nëse akuzat vërtetohen, ai rrezikon të shkarkohet dhe të dëbohet nga akademia.

Drejtuesit e Oskarit kanë ashpërsuar politikat ndaj rasteve të abuzimeve seksuale që pas publikimit të akuzave ndaj producentit Harvi Ueinsteinit. Prej Tetorit të vitit të kaluar, akademia mori 80 raste ankesash ndaj tij, të cilat pasuan edhe për regjisorë e aktorë të tjerë të famshëm të Hollivudit.