”I BËJE KEQ VETES, POR NË FUND TË FUNDIT…”/ Në 5 vjetorin e vdekjes së Dr.Florit, Julian Deda na prek të gjithëve (VIDEO) – AlpeGossip
”I BËJE KEQ VETES, POR NË FUND TË FUNDIT…”/ Në 5 vjetorin e vdekjes së Dr.Florit, Julian Deda na prek të gjithëve (VIDEO)

”I BËJE KEQ VETES, POR NË FUND TË FUNDIT…”/ Në 5 vjetorin e vdekjes së Dr.Florit, Julian Deda na prek të gjithëve (VIDEO)

Dita e sotme shënon një ditë që do të mbahet mend nga të gjithë si dita kur një ikonë e muzikës shqiptare ndrroi jetë. 17 nëntori i 2019 është data kur muzika shqiptare mbush 5 vite pa praninë e Dr. Florit.

Aktori i humorit Julian Deda duket se sot ka menduar të bëjë një postim tepër të veçamtë që i kushtohet të ndjerit.

Juli ka ndarë me fansat e tij këngën e famshme të ”West Side family”, ”Në Krahët e tu” dhe e ka shoqëruar këtë video me një dedikim tepër të ndjerë. Mes emocioneve të shumta që ndihen në fjalët e tij, ai ka shkruar:

Na ka marrë malli për pak Dr. Flor…! Po, vërtetë kam shumë mall për pak Dr. Flor. Mungon shumë Flor, mungon se s’kishte të dytë si ti. Repistë ka boll, muzikantë ka sa te duash por shpirtra të lirë ka aq pak në këtë vend sa do të mjaftonin gishtat e njërës dorë për t’i numëruar. Ti ishe i tillë. I bëje keq vetes por në fund të fundit ishe artist me botë të madhe dhe një nga njerëzit më të lirë që kam njohur. Në këtë 5 vjetor të ikjes tënde fizike, mungon plako, mungon shumë, i mungon familjes, i mungon shoqërise dhe sidomos muzikës. 
Nuk e kam thënë ndonjëherë, por me vjen inat me veten, që kur me the “Julo, a do vish të bësh nje rol te klipi im i ri?”, për këngën “Ça na ke”, të thashë “aman o Flor mos na ngatërro me këto punë” dhe ti ma ktheve direkt “e di që e ke mirë ti, as po bej fare. Po i fus një video të thjesht dhe po e mbyll”. Pishman e kam. Mbase do kishim bërë një super videoklip. 
Por ti Flor nuk kishe nevojë për klipe apo për garnitura, sepse ishe i thellë në thelb dhe plot në përmbajtje. Kjo mungon sot më së shumti. Prandaj na ka marre malli për pak si ti. I perjetshëm është kujtimi yt. Të përshëndes nga këtu poshtë Flor. 😉

Komentet në postimin e aktorit të humorit janë të shumta dhe të gjitha kanë të bëjnë me gjurmët e paharrueshme që artisti Dr. Flori la në muzikë dhe jo vetëm… /AlpeGossip.al

View this post on Instagram

Na ka marrë malli për pak Dr. Flor…! Po, vërtetë kam shumë mall për pak Dr. Flor. Mungon shumë Flor, mungon se s'kishte të dytë si ti. Repistë ka boll, muzikantë ka sa te duash por shpirtra të lirë ka aq pak në këtë vend sa do të mjaftonin gishtat e njërës dorë për t'i numëruar. Ti ishe i tillë. I bëje keq vetes por në fund të fundit ishe artist me botë të madhe dhe një nga njerëzit më të lirë që kam njohur. Në këtë 5 vjetor të ikjes tënde fizike, mungon plako, mungon shumë, i mungon familjes, i mungon shoqërise dhe sidomos muzikës. Nuk e kam thënë ndonjëherë, por me vjen inat me veten, që kur me the "Julo, a do vish të bësh nje rol te klipi im i ri?", për këngën "Ça na ke", të thashë "aman o Flor mos na ngatërro me këto punë" dhe ti ma ktheve direkt "e di që e ke mirë ti, as po bej fare. Po i fus një video të thjesht dhe po e mbyll". Pishman e kam. Mbase do kishim bërë një super videoklip. Por ti Flor nuk kishe nevojë për klipe apo për garnitura, sepse ishe i thellë në thelb dhe plot në përmbajtje. Kjo mungon sot më së shumti. Prandaj na ka marre malli për pak si ti. I perjetshëm është kujtimi yt. Të përshëndes nga këtu poshtë Flor. 😉

A post shared by Julian Deda (@juldeda) on