“KOKA JOTE DUHET TË QËNDROJË LART HE SYTË E TU…”/ Shqipja poston FOTON dhe i del në mbrotje Antonelës – AlpeGossip
“KOKA JOTE DUHET TË QËNDROJË LART HE SYTË E TU…”/ Shqipja poston FOTON dhe i del në mbrotje Antonelës

“KOKA JOTE DUHET TË QËNDROJË LART HE SYTË E TU…”/ Shqipja poston FOTON dhe i del në mbrotje Antonelës

Mbrëmjen e djeshme në “Për’puthen” pati për herë të parë një përballje treshe mes Antonelës-Mevlanit-Ledjanës. Antonela ju kthye Ledjanës shumë ashpër, duke u shprehur se të premtën e javës së shkuar ajo i shkatërroi takimin me Mevlanin për të marrë vëmendjen e të gjithëve. Debati mes vajzave vazhdoi gjatë, ndërsa Mevlani tha në fund se është akoma i pavendosur se cilën prej tyre pëlqen më shumë.

Në këtë moment ndërhyri Atdheu, i cili tregoi se më herët ka shkëmbyer një puthje me Antoenlën. Këtë gjë e pranoi dhe Antonela, që tha: “Ka ndodhur tek inaugurimi i lokalit të tij më ka përcjellë në shtëpi dhe më ka puthur në makinë”.

Ndërkohë Atdheu tha se Antonela ecën me skenar në program dhe se po luan me të gjithë. Ai publikoi dhe një video që Antonela kishte bërë para se të hynte në program, ku shprehej se Atdheun do e injoronte e nuk do dilte në takime.

“Kjo bën skenare dhe nëpër takime. Nuk duroj dot më skenare. 3 herë më ka prerë në besë më ka thënë në prapaskenë jo do dalim dhe 3 herë ma ka futur. Kërkoji falje Ledjanës dhe Mevlanit”, tha Atdheu.

Ndërsa Antonela u shpreh se Atdheu tashmë është bërë nervoz dhe xheloz, ndaj nxori këto të fshehta. Nga ana tjetër Atdheu nuk e pranoi këtë gjë, duke u shprehur në fillim ka pasur pëlqim për Antonelën, por me kohën gjithçka u zbeh.

Ndërkohë që Atdheu dhe Elvisi sulmojnë Antonelën, ka qenë Shqipja ajo që i ka dalë në mbrojtje konkurrentes.

Në një postim në InstaStory, ajo e ka këshilluar Antonelën të mbajë kokën lart, sepse shumë shpejt do të tregojë pafytyrësitë që ka parë.

“Koka jote duhet të qëndrojë lart dhe sytë e tu të jenë të qeshur. Shpejt do ta tregoj unë pse-në me pafytyrësitë që sapo pashë.”- shkruan ajo.

Me kë ta ketë vallë?