“MESHKUJT JANË FEMRA…”/ Çfarë po ndodh mes Jasminës dhe Andit? Konkurentia… (FOTO) – AlpeGossip
“MESHKUJT JANË FEMRA…”/ Çfarë po ndodh mes Jasminës dhe Andit? Konkurentia… (FOTO)

“MESHKUJT JANË FEMRA…”/ Çfarë po ndodh mes Jasminës dhe Andit? Konkurentia… (FOTO)

Jasmina dhe Andi janë dy prej konkurrentëve më të komentuar të emisionit “Për’puthen” të cilët shfaqën afrimitet të madh me njëri-tjetrin që në fillim.

Madje, mes tyre u shkëmbyen edhe puthje në buzë, teksa e para që e theu akullin ishte Jasmina, duke u çuar për ta puthur Andin në mes të emisionit.

Dyshja është parë kudo bashkë dhe puthjet kanë vazhduar të jepen, ndërkohë që të gjithë dyshonin se ata mund të ishin lidhur me njëri-tjetrin.

Për t’i vërtetuar Jasminës se është serioz në njohjen me të, Andi deklaroi më herët që është vetëm për Jasminën në emision, ndërsa kjo e fundit tha se do të vazhdojë edhe takimet me djemtë e tjerë, pasi nuk ka ende aq shumë siguri nga Andi për të marrë edhe ajo të njëjtin vendim.

Në rrjete sociale s’kanë munguar pozat e dyshes me njëri-tjetrin, mirëpo s’e dimë ç’ndodhi që çifti papritur u përça dhe marrëdhënia u kris.

Ata kanë hequr të gjitha fotot me njëri-tjetrin, ndërkohë që vazhdojnë të ndiqen ende bashkë. Vëmendjen na e tërhoqi një status i Jasminës në InstaStory, që erdhi si thumb për Andin.

“Vajza, sot çojini buqeta e dhurata “meshkujve”, se ata janë femrat e vërteta.”- ka shkruar ajo me ironi.

Ndërkohë, nuk kemi ende asnjë reagim nga Andi.