LËKUNDJET E TËRMETIT NË VEND/ Ja reagimet epike të VIP-ave shqiptarë (FOTOT) – AlpeGossip
LËKUNDJET E TËRMETIT NË VEND/ Ja reagimet epike të VIP-ave shqiptarë (FOTOT)

LËKUNDJET E TËRMETIT NË VEND/ Ja reagimet epike të VIP-ave shqiptarë (FOTOT)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë ka goditur mbrëmjen e kësaj të premteje Ballkanin, ku lëkundjet janë ndjerë në disa shtete, përfshirë edhe vendin tonë.

Vipat shqiptarë kanë reaguar menjëherë në rrjetet e tyre sociale në lidhje me lëkundjet e forta të tërmetit që janë ndjerë në Tiranë dhe zonat përreth.

Ja disa prej reagimeve të personazheve të njohur të showbizit:

Donald Veshaj bëri një shkrim në Instastory. “Le të fillojnë telefonatat: A e ndjeve tërmetin?”

Elita Rudi ka publikuar një story kur shkruan “tërmet” e shoqëruar me një emoji të habitur.

Ilir Shaqiri ka ripostuar në Instastory një foto të publikuar nga një fanpage i tij, i cili shkruan: “Gjendje”, krah fotos së tij në BBV.

Sonila Meço shkruan në Instagram: Sa here mazhoranca shënon fitore, tërmet e bën.

Einxhel Shkira shkruan: Një lëkundje tërmeti për të na kujtuar ditën e Tokës.