MOS E HUMBISNI KËTË DETAJ/ Truprojat e Ed Sheeran më të famshëm se ai vetë (FOTO) - AlpeGossip
MOS E HUMBISNI KËTË DETAJ/ Truprojat e Ed Sheeran më të famshëm se ai vetë (FOTO)

MOS E HUMBISNI KËTË DETAJ/ Truprojat e Ed Sheeran më të famshëm se ai vetë (FOTO)

Interneti është një vend i çuditshëm. Disa njerëz idealizojnë Ed Sheeran, të tjerët nuk e pëlqejnë atë aspak, por pavarësisht se si ndjeheni për të, ose për muzikën e tij, ju nuk duhet të humbisni këtë detaj në lidhje me të, që ndoshta e kemi parë, por nuk e kemi kuptuar.
Bëhet fjalë për truprojën e këngëtarit, Kevin. I kemi parë shpesh së bashku, duke darkuar, duke u argëtuar apo duke shijuar pushimet së bashku. Ata kanë marrëdhënie shumë të mira me njeri-tjetrin dhe janë si vëllezër, kanë vite që njihen dhe koha i bashkuar më shumë.

Ata i bashkoi një aksident në vitin 2014, kur Kevin u sulmua nga fansat e këngëtarit dhe ky i fundit vendosi ta bënte pjesë të skuadrës së tij.Ata postojnë shpesh së bashku dhe Kevin në Instagramin e tij numëron më shumë fansa dhe ndjekës se vetë Ed Sheeran, keshtu ai cilësohet si truproja më i famshëm dhe ndoshta edhe VIP.

Momentet e tyre janë shumë gazmore, ata ndonjëherë sillen si çift duke u treguar tepër të afërt me njeri-tjetrin e duke u gjendur pranë në momentet më të sikletshme. Një foto interesante është kjo, në profilin e Kevin ai ka postuar këtë foto duke e shoqëruar me shkrimin:”Kur kuptova se kisha më shumë ndjekës se Ed”.