Çiljeta dhe Albani kanë njëri-tjetrin përkrah në çdo natë:Ja si hidhet poshtë ndarja - AlpeGossip
Çiljeta dhe Albani kanë njëri-tjetrin përkrah në çdo natë:Ja si hidhet poshtë ndarja

Çiljeta dhe Albani kanë njëri-tjetrin përkrah në çdo natë:Ja si hidhet poshtë ndarja

Dje u shkruajt gjithandej se Çiljeta dhe Albani janë ndarë, ose minimalisht kanë probleme me njëri-tjetrin, sepse nuk ndiqeshin më në Instagram. Këngëtarja dhe portieri i Partizanit thuhet se janë bashkë që prej 2016-ës, dolën publikisht dhe Çiljeta ishte prezente në çdo ndeshje të tij. Pse duhet të ndaheshin tani?

Nuk janë ndarë! Çili ka përgënjeshtruar lajmin në mënyrën më të bukur të mundshme. Gjatë një xhiroje me makinë me Albanin mbrëmjen e djeshme, me këngën ‘Unë dhe Ti’ të Alban Skënderaj në sfond, fytyrat e buzëqeshura të dy të dashuruarve na bëjnë të besojmë se gjërat shkojnë shumë mirë dhe nuk bëhet fjalë të ketë një ndarje në mes.