Pas Bleonës edhe biznesmenja e njohur ka vendosur të ngrijë vezët… (FOTO) – AlpeGossip
Pas Bleonës edhe biznesmenja e njohur ka vendosur të ngrijë vezët… (FOTO)

Pas Bleonës edhe biznesmenja e njohur ka vendosur të ngrijë vezët… (FOTO)

 

Një video e Bleonës ku tregonte proçedurën e ngrirjes së vezëve bëri bujë nëntorin e vitit të kaluar dhe këngëtarja u komentua shumë, edhe pse kjo është një proçedurë normale të cilën e bëjnë edhe VIP-at me famë botërore.

Gjithashtu edhe ylli i “Keeping up with Kardashians”, Kourtney Kardashian së fundmi ka deklaruar se ka vendosur të ngrijë vezët.

“Kam menduar të ngrij vezët”, dëgjohet të thotë Kourtney në serinë e re të “Keeping with Kardashians”.

Ndërsa e motra, Kim Kardashian e pyet e habitur: “Seriozisht e ke? Ti do një fëmijë tjetër?”, duke qenë se Kourtney ka 3 fëmijë.

“Pse çfarë ka edhe sikur të dua? Po sikur të dua një fëmijë pas 10 vitesh?”, shprehet Kourtney e cila duket e vendosur të ngrijë vezët dhe shton se do të jetë e siguruar nëse pas 10 vitesh personi që ajo do ketë në krahë, do t’i kërkojë një fëmijë.