MOTRA E KRIS JENNER FESTON DITËLINDJEN/ Askush nga Kardashianët nuk e uron – AlpeGossip
MOTRA E KRIS JENNER FESTON DITËLINDJEN/ Askush nga Kardashianët nuk e uron

MOTRA E KRIS JENNER FESTON DITËLINDJEN/ Askush nga Kardashianët nuk e uron

Familja Kardashian-Jenner nuk është vetëm ajo që ne njohim dhe që ka vëmendjen e mediave botërore. Kris Jenner, e ëma e motrave të famshme Kardashian ka një motër që rrallëherë është parë vërdallë. Fotot e saj janë të rralla dhe motra e saj Kris nuk e njeh si person të familjes. Ajo nuk është e pranishme në festa familjare apo gjëra të ngjashme. Të shtunën Karen Houghton, ka festuar ditëlindjen në spital dhe e motra as nuk ka marrë mundimin ta urojë.

Vajza e saj, e cila është modele njësoj si kushërira Kendall, por jo aq e suksesshme ka uruar të ëmën me anë të një postimi.

Mediat shkruajnë se familja Kardashian nuk është parë asnjëherë në prani të Karen dhe vajzës së saj dhe nuk i ndjekin në ‘Instagram’. Motra e Kris është 3 vite më e vogël se ajo, madje supozohet se ajo ndodhet në spital pasi ka kryer ndërhyrje estetike për t’u bërë si e motra./revistawho.com