Aktori i njohur i emisionit “Duplex”, Julian Deda, ka lajmëruar ndjekësit e tij në Instagram se këtë javë në studio do të jetë i ftuar reperi i njohur shqiptar Don Phenom.
Ai ka publikuar në Instastory një foto me reperin, mirëpo të gjithëve i kanë tërhequr vëmendjen fjalët që Juliani ka shkruar krahas fotos.
“Me kushon sonte në “Duplex”- shkruan Juliani, duke lënë të kuptohet se dy djemtë nga Shkodra kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin.