“PËR KOKËN E ZOTIT…”/ Beniada rrëfehet: Ja çfarë më bën me nerva. Sa dola, bleva trileçe – AlpeGossip
“PËR KOKËN E ZOTIT…”/ Beniada rrëfehet: Ja çfarë më bën me nerva. Sa dola, bleva trileçe

“PËR KOKËN E ZOTIT…”/ Beniada rrëfehet: Ja çfarë më bën me nerva. Sa dola, bleva trileçe

Beniada Nishani ishte e ftuar në “Ftesë në 5” duke komentuar fjalën e mikut të saj Ervin Kurti, i cili tha se ka pasur një djalë brenda shtëpisë së Big Brother VIP që përshtatej me të.

Beniada e mori me të qeshur duke thënë: “Për kokën e Zotit, nuk ka qenë asnjëri që më interesonte. Unë thashë po të hyj brenda dhe të jetë një djalë që më pëlqen, thashë që do e shoh.”

Ndër të tjera, ajo zbuloi çfarë e bën me nerva, çfarë ka blerë pasi doli nga BBV, dhe një situatë komike në rrugë.

Pyetje: Çfarë të bën me nerva?

Beniada: Mungesa e respektit, njerëzit duan të ulin të tjerët dhe të ngrenë veten, njerëzit që bërtasin

Pyetje: Gjëja e parë që ke blerë?

Beniada: Kam ngrënë një trilece.

Pyetje: Një VIP që ka flirtuar me ty me mesazhe?

Beniada: Kam patur mbështetjen e shumë artistëve e moderatorëve. Olti Curri, Bieta Sulo, Ylli Limani.

Pyetje: Një situatë komike në rrugë?

Beniada: Një grua, mosha e nënës time më ka ndaluar në rrugë dhe filloi të këndonte parfumin. U habita. Fillova dhe unë patjetër, të gjithë duke bërë video.