PAS DIVORCIT ME BASHKËSHORTEN/ Aktori prezanton të dashurën e re dhe janë bërë për njëri- tjetrin - AlpeGossip
PAS DIVORCIT ME BASHKËSHORTEN/ Aktori prezanton të dashurën e re dhe janë bërë për njëri- tjetrin

PAS DIVORCIT ME BASHKËSHORTEN/ Aktori prezanton të dashurën e re dhe janë bërë për njëri- tjetrin

Zemrat e fansave në mbarë botën u thyen në gusht të vitit 2017, kur çifti i aktorëve Chris Pratt dhe Anna Faris njoftuan se i kishin dhënë fund martesës së tyre, pas tetë vitesh.

Gjithsesi, duket se ata kanë ecur përpara dhe janë shumë të lumtur. Anna është në një lidhje të re me producentin Michael Barret, ndërsa për Chris përflitej se është dashuruar me Katherine Schwarzenegger. (Po, vajza e Arnold Schwarzenegger)

Duket se ka qënë nëna e Katherinës që ka prezantuar çiftin me njëri-tjetrin në muajin qershor dhe nuk zgjati shumë që ata të nisnin lidhjen. Por 39-vjeçari zgjodhi që ta konfirmojë lidhjen në mënyrën më të ëmbël të mundshme. Në ditëlindjen e saj të 29-të, Chris publikoi një kolazh me foto të partneres së tij në “Instagram”.

 

“Buzëqeshja jote ndriçon dhomën. Kam shijuar çdo moment bashkë. Falenderoj Zotin që të bëri pjesë të jetës sime” –shkruan aktori.

Jo vetëm që na emocionoi me fjalët e zgjedhura për partneren e tij, por ai lejoi edhe fansat të shprehnin mendimet e tyre në komente për çiftin e ri dhe janë mëse positive.