Reperi shqiptar e akuzoi se i ka vjedhur këngën, Drake merr vendimin drastik ndaj tij – AlpeGossip
Reperi shqiptar e akuzoi se i ka vjedhur këngën, Drake merr vendimin drastik ndaj tij

Reperi shqiptar e akuzoi se i ka vjedhur këngën, Drake merr vendimin drastik ndaj tij

Albumi më i ri “Scorpion” i reperit kanadez Drake, ka ngjallur jo pak debate. Fillimisht ai pranoi në një nga këngët e albumit se ishte bërë baba i një djali.

Sakaq, reperi shqiptar Elinel pretendon se një nga këngët në albumin e Drake është e kopjuar. Sipas Elinel, kënga “Can’t take a joke” është identike me këngën e tij “Bullet”, të publikuar në vitin 2012. Elinel krahasoi në rrjetet sociale dy këngët, ku pretendon se janë identike.

“Ju tregova, unë vi nga e ardhmja, e ardhmja është e kaluara ime”, ka shkruar Elinel në mbishkrimin e videos.

Mirëpo, Drake nuk ka qëndruar i heshtur përballë kësaj situate. Reperi kanadez i ka bërë “block” në komente Elinelit dhe këtë na e tregoi reperi shqiptar me anë të një postimi në “InstaStory”.