NË PRITJE TË VDEKJES/ Gruaja që po kalon shtatëzaninë më të tmerrshme për faj të vjehrrit – AlpeGossip
NË PRITJE TË VDEKJES/ Gruaja që po kalon shtatëzaninë më të tmerrshme për faj të vjehrrit

NË PRITJE TË VDEKJES/ Gruaja që po kalon shtatëzaninë më të tmerrshme për faj të vjehrrit

Unë dhe bashkëshorti im jemi në pritje të fëmijës sonë të parë, që e dija që do të ishte një periudhë shumë e ndjeshme për të duke qenë se nëna e tij vdiq në sallën e lindjes. U takuam me një terapist çiftesh për t’i paraprirë situatës dhe ai betohet se ka shkuar te psikoogu dy herë në muaj gjatë shtatzënisë. Nuk dua ta quaj gënjeshtar, por jam shumë e sigurt që s’ka shkuar ose s’ka folur për problemin e madh që ka. Ai dhe babai i tij (që është shumë i pranishëm në jetët tona) janë të bindur që unë do të vdes gjatë lindjes. Nuk e pranojnë haptazi, por sjellja e tyre ka arritur pikën që më bën të ndihem e stresuar dhe në siklet.

Burri më thotë të përditësoj policën e sigurimit të jetës dhe më kërkon të takohem me avokatin për të përpiluar një testament. I thashë që janë të tepërta, por i bëra gjithsesi që ai të ndihej më mirë.

Kur më tha të sistemoja gjithë sendet personale dhe të vendosja çfarë të ruhej për fëmijën dhe çfarë t’i kthehej familjes në rast se vdisja, refuzova kategorikisht. Shumë e frikshme. Në asnjë mënyrë. Vjehrri, i cili jeton ca shtëpi më poshtë dhe ha darkë me ne 2-4 herë në javë, më tha se po ia vështirësoja jetën bashkëshortit në rast se ai mbetet i ve me një fëmijë të vogël. Lejomëni të shtoj që shtatzënia ime s’ka pasur asnjë komplikacion dhe nuk kam asnjë arsye për të menduar se do të vdes duke lindur.

Kur ia rikujtoj këtë fakt bashkëshortit, më quan paranojake, por vërtet më duket sikur vjehrri do që unë të vdes; e gjithë jeta e tij rrotullohet rreth të qenit baba i ve (s’u martua kurrë, s’pati kurrë shokë dhe as hobi), dhe mendoj se synon të mësojë tim shoq të ndjekë të njëjtën rrugë si ai.  Në këtë pikë, s’dua ta shoh më vjehrrin me sy dhe sigurisht, nuk dua ta kem në sallën e lindjes, aq më tepër pasi më tha që s’do e lejojë kurrsesi që unë të bëj epidural apo anestezi. Ai është imponues dhe e di që do të bëjë çdo dojë në sallën e lindjes. E di që mendoni se mjekët dhe infermierët s’do e lejonin kurrë, por ju nuk e njihni vjehrrin tim si e njoh unë.

Burri, përveçse mbështetet tek i ati për gjithçka, sillet sikur dita që do lind do të jetë dita që do vdes dhe është larguar nga unë. Çdo minutë me të më streson dhe më kujton se si po rrënohet martesa jonë. S’ka rëndësi sa herë ia kam thënë që po më mërzit, sjellja e tij thjesht përkeqësohet dhe nuk e dua pranë vetes teksa fokusohem të lind. A është prezenca e tij gjatë lindjes më e rëndësishme se shëndeti im gjatë këtij procesi? Psikologu im mendon që shëndeti im mendor ka më shumë rëndësi, por kjo situatë është kaq e çuditshme sa më duhet mendimi i dikujt të jashtëm.

Më duket sikur nuk e kam paraqitur gjendjen aq të rënduar sa është. Skedulova takime me terapistin e çifteve momentin që ngela shtatzënë, por im shoq donte të punonte me psikologun e tij personal. Nuk doja t’i mëshoja më shumë.

Të them të drejtën, nuk mund t’i akomodoj më shumë pa u ndjerë vetë shumë keq. Rashë dakord dhe regjistrova një video për fëmijën tim në rast se vdes. U detyrova të kërkoj një mendim të dytë sepse vjehrri erdhi nga shtëpia të më ndihmonte me paketimin e rrobave të mia që t’i magazinonim diku. S’e kuptova pse se do i përdorja prapë pasi të lindja. Më quajti të pandjeshme që s’po “ia bëj gjërat më të lehta” burrit. Kur im shoq erdhi në shtëpi dhe pa që rrobat e mia ishin ende në garderobë, u mërzit sepse “duhet të jemi të përgatitur.”

Sinqerisht, mendoni se po tregohem e padrejtë që s’po marr pjesë në planifikimin e vdekjes sime? Duhet ta mbështes tim shoq? Ai nuk pranon të flasë me mua për problemet mendore që ka sepse i flet me psikologun.

Mos po më humbet diçka? Si mund ta mbështes bashkëshortin tim pa planifikuar një vdekje të dhimbshme që fare mirë mund të shmanget?