KËNGËTARI NJOHUR FESTON 25 VJETORIN/ Fansat marrin dhuratën më të bukur (FOTO) – AlpeGossip
KËNGËTARI NJOHUR FESTON 25 VJETORIN/ Fansat marrin dhuratën më të bukur (FOTO)

KËNGËTARI NJOHUR FESTON 25 VJETORIN/ Fansat marrin dhuratën më të bukur (FOTO)

Këngëtari i famshëm Harry Styles feston sot ditëlindjen e tij të 25-të. Ndonëse ai feston ditëlindjen, janë fansat e tij të cilët kanë marrë një dhuratë nga këngëtari.

Fotografja e Styles ka publikuar një foto të pazbuluar më parë. Në këto foto ai shfaqet pa bluzë në një kolltuk dhe me një libër në duar, me të cilin mbulon fytyrën.

Menjëherë pas publikimit të fotos, fansat kanë filluar të lënë komente nga më të ndryshmet për Harry-n.

Styles duket shumë tërheqës në foto dhe kjo ka bërë që ndjekësit të çmenden pas tij.

Kujtojmë se Harry është tërhequr këto kohë nga vëmendja e publikut, që nga periudha e përfundimit të turit të tij në 2018.