PREKËSE/ Blogerja shqiptare na emocionoi me foton prekëse pas operacionit për heqjen e tumorit - AlpeGossip
PREKËSE/ Blogerja shqiptare na emocionoi me foton prekëse pas operacionit për heqjen e tumorit

PREKËSE/ Blogerja shqiptare na emocionoi me foton prekëse pas operacionit për heqjen e tumorit

Ajo vendosi që të tregonte një nga sfidat më të mëdha që kishte kaluar në jetë, ashtu siç e përjetoi. Blogerja e njohur shqiptare, Estela Ujka, tregoi se sapo kishte kryer një operacion të vështirë për heqjen e një tumori.

“Për fat të mirë tumori që unë u diagnostikova nuk ishte nga ata më të këqijtë, por kishte ngarkesën e vet dhe nëse nuk do të kryhej operacioni mirë mund të kishte pasoja fatale”, tregoi javën e kaluar Ujka, në një intervistë për emisionin “Lart e Poshtë”.

Ndërsa rrëfeu se sëmundjen e përballuan të pestë, pasi vajzat dhe bashkëshorti e ndihmonin me detyrimet ne shtëpi, ndjekësit e Estelës në Instagram vazhdojnë të jenë kuriozë për këtë periudhë të jetës së saj.

Ajo u dha mundësinë rreth 45 mijë ndjekësve në rrjetin social, që ta pyesnin për atë që dëshironin dhe ashtu siç mund ta mendoni shumica e tyre ishin kuriozë të dinin më shumë detaje për sëmundjen e saj dhe për arsyen e largimit nga SHBA-të.

Estela tregoi se sëmundja e rëndë i ishte shfaqur në gishtin e unazës së dorës së djathtë.

Ndërsa dikush e pyet, “Pse nuk bën një rrëfim për problemin shëndetësor që kalove? Do të inkurajoje shumë njerëz”, Estela vendos t’i përgjigjet kështu: “Mendoj se do ta bëj, por akoma s’jam gati ta pranoj”.

Në fakt ajo që na emocionoi më shumë është fotoja pas shkrimit, ku blogerja shfaqet me gishtin e operuar, ndërsa pranë saj qëndron bashkëshorti.

Estela tregoi se ka rifilluar punën në bankë, përmes një fotoje ku shfaqet në zyrë pa pikë makijazhi:

Ndërsa në një tjetër postim tregon se u largua nga SHBA-të, pasi e kthyen në Meksikë.

Nënë e 3 fëmijëve, ndjek pasionin, punon, kaloi vështirësinë e sëmundjes së rëndë dhe vazhdon të jetë pozitive: Ky po që është një rast frymëzimi!