Ish-banori i “Big Brother 4”, Ervin Sinjari në mars të këtij viti i dha fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij, Eri. Po atë ditë çifti dhanë lajmin e bukur se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Në fotot e publikuara nga ceremonia ra në sy barku i rrumbullakosur i partneres së Ervinit.
Ditën e sotme Eri ka sjellë në jetë një vajzë duke e bërë ish-banorin e “Big Brother” baba për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë Ervini me fotot e publikuara në Instagram ku tregon portretin ëngjëllor të vajzës së tij.
Ervini dhe Eri kanë vendosur ta quajnë vajzën Daisy Rose, një emër shumë i veçantë. “Krenar dhe i bekuar, vajzat e mia”, shkruan ish-banori.