U RIKTHYEN BASHKË? 5 muaj pas ndarjes, aktorët e njohur fotografohen krah njëri tjetrit – AlpeGossip
U RIKTHYEN BASHKË? 5 muaj pas ndarjes, aktorët e njohur fotografohen krah njëri tjetrit

U RIKTHYEN BASHKË? 5 muaj pas ndarjes, aktorët e njohur fotografohen krah njëri tjetrit

Büşra Develi dhe Burak Deniz i dhanë fund historisë së tyre të dashurisë 3-vjeçare, pesë muaj më parë!

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme paparacët në Turqi i fotografuan sërish bashkë teksa bisedonin të qetë në një kafë për më shumë se dy orë. Mediat turke menjëherë ngritën dyshimet se ata kishin hedhur pas krahëve mosmarrëveshjet dhe janë rikthyer bashkë!

Por duket se gjërat vijojnë të jenë po njësoj! Aktori turk Burak Deniz ishte i pari që u largua, teksa fliste në telegon. Për gazetarët, aktori turk u shpreh se vijon të jetë beqar dhe nuk ka përse të japë më shumë shpjegime.

Ndërsa, Büşra qëndroi edhe për disa minuta dhe më pas u largua duke mos dhënë asnjë koment.