I zuri postin e Drejtorit të Teatrit të Kukullave, Erion Isai tregon marrëdhënien me Monika Lubonjën – AlpeGossip
I zuri postin e Drejtorit të Teatrit të Kukullave, Erion Isai tregon marrëdhënien me Monika Lubonjën

I zuri postin e Drejtorit të Teatrit të Kukullave, Erion Isai tregon marrëdhënien me Monika Lubonjën

Së fundmi ai është emëruar Drejtor i Teatrit të Kukullave dhe ka rrëfyer në “Thumb” ekperiencën e këtij posti të ri si dhe marrëdhëniet me kolegët.

Përpara tij në postin e Drejtorit në këtë institucion ka qenë Monika Lubonja. I pyetur nga dy moderatoret se si i ka marrëdhëniet ai me parardhësen e karriges ku ai sot ulet, Erioni është shprehur se janë miq të mirë.

“Me Monikën kam marrëdhënie shumë të mirë. E pyeta për gjërat që më duheshin dhe i mora eksperiencën nga ai institucion. Monika ka dhënë dorëheqjen nuk e kanë hequr nga institucioni. Më ka dhënë këshilla vërtetë të vlefshme në aspektin administrativ.”,- është shprehur Isai.