Aktorja e njohur, Eliona Pitarka është shtatzënë për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e konfirmoi vetë ajo disa javë më parë, duke ndarë disa foto shumë të bukura në rrjetet sociale.
NËNË PËR HERË TË DYTË/ Eliona Pitarka zbulon gjininë e fëmijës
Ndërkohë, së fundmi, Eliona ka organizuar një festë, në të cilën ka zbuluar gjininë e bebushit, që pritet të sjellë në jetë. E veshur me të bardha, ajo dhe partneri kanë çarë tullumbacin, duke treguar se do të bekohen me një vajzë.
ZOTI na e dyfishoi lumturine, duke e realizuar endrren tone per se dyti. Motra e vogel e Gales po te presim me padurim! Ende nuk na besohet”, ka shkruar aktorja krahas imazheve, në të cilat shfaqet shumë entuziaste me bashkëshortin.