E HABITSHME/ Meghan dhe Kate nuk mund të mbajnë diamantë gjatë ditës dhe arsyeja do t’ju çudisë – AlpeGossip
E HABITSHME/ Meghan dhe Kate nuk mund të mbajnë diamantë gjatë ditës dhe arsyeja do t’ju çudisë

E HABITSHME/ Meghan dhe Kate nuk mund të mbajnë diamantë gjatë ditës dhe arsyeja do t’ju çudisë

Ekspertja e rregullave të pallatit mbretëror, Myka Meier zbuloi për ‘News.com.au’ se dy dukeshat, Kate Middleton dhe Meghan Markle kanë rregulla të veçanta që lidhen edhe me mbajtjen e bizhuterive.

Ajo ka treguar se dukeshat duhet t’i mbajnë diamantët pas orës 6 të pasdites, pasi nuk duhet që të tërheqin shumë vëmendje. Gjatë ditës Meghan dhe Kate mund të përdorin vetëm bizhuteri metalike ose perla.

Thuajse në çdo dalje të tyre dukeshat përdorin detaje mjaft të thjeshta në veshjet e tyre dhe arsyeja qenka bindëse. Rregullat e familjes mbretërore na habisin herë pas here, megjithatë anëtarët e rinj ndonjëherë edhe i shkelin.