A MBAHET LIDHJA NË DISTANCË? Einxhel flet për raportin me Dj Dagz – AlpeGossip
A MBAHET LIDHJA NË DISTANCË? Einxhel flet për raportin me Dj Dagz

A MBAHET LIDHJA NË DISTANCË? Einxhel flet për raportin me Dj Dagz

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të komentuar të momentit. Që kur dolën nga “Big Brother VIP”, çdo lëvizje e tyre kthehet menjëherë në lajm.

Së fundmi, moderatorja ka treguar vështirësitë e një lidhje në distancë, pasi ajo jeton në Tiranë, ndërsa Dagz në Prishtinë.

“Nuk e kam menduar ndonjëherë të kem një lidhje në distancë sepse nëse lidhem me dikë do doja ta kisha këtu kur kam një problem, kur kam një moment të lumtur, kur më pihet kafe e më hahet bukë të ndajmë disa gjëra bashkë, sepse për kështu më mirë të rri vetëm”, ka thënë Einxhel.

Më tej, ajo shtoi: “Është e vështirë sepse të merr malli, por nuk është aq e pamundur nuk besoj tek ajo. Nuk mendoj që është larg syrit larg zemrës përkundrazi kur e kam larg mezi pres që të vij, ta takoj ta kaloj kohën bashkë. Shkëmbejmë mesazhe. Nuk flasim gjatë me kamerë, nuk është se rrimë me orë të tëra”./