NJË TJETËR MAMA E RE NË SHOWBIZZIN SHQIPTAR/ Eni Koçi në pritje të ëmbël me fëmijën e parë – AlpeGossip
NJË TJETËR MAMA E RE NË SHOWBIZZIN SHQIPTAR/ Eni Koçi në pritje të ëmbël me fëmijën e parë

NJË TJETËR MAMA E RE NË SHOWBIZZIN SHQIPTAR/ Eni Koçi në pritje të ëmbël me fëmijën e parë

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më simpatikë të showbizit shqiptar. Dedikimet mes tyre janë të shumta dhe asnjëri nuk e ka problem të shprehë hapur dashurinë që ka për tjetrin.

Burime nga Kryefjala kanë bërë me dije se këngëtarja është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do bëhet nënë me fëmijën e parë.

Prej vitesh tashmë, ata janë në një lidhje të konsoliduar, e tanimë dashuria e tyre do të vuloset me një bebush!

Pak ditë më parë, e motra Greta Koçi ka publikuar këngën “Motra” ku shfaqet bashkë me mamin e ardhshme. Vërdallë nëpër portale kanë qarkulluar dhe disa video mjaft gazmore me Afërditën, mami i Enit dhe Gretës.

Presim që videove gazmore t`u shtohet dhe pjesëtari/ja më e re e familjes dhe shpresojmë që reagimet e gjyshe Afërditës tani të jenë pak më të ëmbla.

Nëse jeni kuriozë të dini se si ka nisur historia e Enit dhe Gencit të jeni të sigurt se është epike.

Në një intervistë Eni ka treguar se me Gencin është njohur gjatë një turneu në Amerikë dhe se ai ishte shumë mendjemadh, komenti i Gretës për këtë rast ka qenë edhe më epik se vetë situata.

“Me Gencin jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës ‘obobo si do e shtyjmë në turne, ky as muhabet s’do na bëj’ dhe përgjigja e Gretës ishte: ‘Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të’. Përfundimin e dini besoj”, ka treguar Eni.