“JAM E BEKUAR QË TË KAM NË JETËN TIME”/ Eni Koçi bën urimin më të ëmbël për Gencin (FOTO) – AlpeGossip
“JAM E BEKUAR QË TË KAM NË JETËN TIME”/ Eni Koçi bën urimin më të ëmbël për Gencin (FOTO)

“JAM E BEKUAR QË TË KAM NË JETËN TIME”/ Eni Koçi bën urimin më të ëmbël për Gencin (FOTO)

Reperi i njohur Genc Prelvukaj ka qenë një ndër personazhet që ka tërhequr vëmendjen muajt e fundit dhe është komentuar për lidhjen e tij me këngëtaren Eni Koçi.

Dita e sotme është mjaft e veçantë për këngëtarin pasi ai feston ditëlindjen. Genci mbush 38 vjeç dhe ka marrë një sërë urimesh nga fansat dhe miqtë që në orët e para të mëngjesit.

Urimi më i veçantë është ai i partneres së tij, Eni Koçi e cila ka publikuar një foto të Gencit në Instastory dhe pranë ka shkruar disa fjalë për të.

“Jam e bekuar që të kam në jetën time. Gëzuar ditëlindjen dashuri. Qëndro fantastik”, ka shkruar Eni. Kujtojmë që çifti pak muaj më parë bëri publik lajmin e fejesës, pasi Genci publikoi fotot e propozimit për martesë që i kishte bërë këngëtares.