Fustanet perfekte për shoqërueset e nuses në ditën e dasmës (FOTO) – AlpeGossip
Fustanet perfekte për shoqërueset e nuses në ditën e dasmës (FOTO)

Fustanet perfekte për shoqërueset e nuses në ditën e dasmës (FOTO)

Ok, u vendos që do të bëhet dasma, po tani? Restoranti dhe tema që do të ketë dasma, janë ndër “hallet” kryesore të çifit në këtë ditë të shënuar, zgjedhje këto që do të kenë një ndikim të rëndësishëm në përzgjedhjen e fustanit të nusërisë. Revista “Brides” shkruan se edhe shoqërueset e nuses duhet të kenë të njëjtën vëmendje, pasi luajnë një rol të rëndësishëm në ditën e dasmës. Kur zgjedh një fustan për shoqërueset, nuk duhet menduar vetëm rezultati final, pra fotot e dasmës, por edhe pjesa emocionale. Të gjitha shoqërueset e nuses do të përfshihen me mish e me shpirt ta bëjnë të paharrueshme këtë ditë, nëse i përfshini në zgjedhjen e fustanit. Ndaj revista “Brides” na rendit  modele fustanesh që janë ideale për shoqërueset e nuses. Edhe ato, do të kenë fustanin e tyre të ëndrrave në këtë ditë të rëndësishme.